Gazetari Elton Tozaj ka treguar për herë të parë plagët e rënda që ka marrë në fytyrë, pas dhunimit brutal që iu bë ditën e djeshme.

Tozaj ka publikuar një video ku shfaqet i fashuar dhe ndërsa ka falënderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur. Më tej, gazetari ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit.

“Ju siguroj vetëm për një gjë, që thjesht më keni bërë më të fortë. Unë kam për ta vazhduar misionin tim, do ta çoj deri në fund. Mua gojën nuk do ma mbyllni dot”, është shprehur gazetari në videon e publikuar.

Ai ka deklaruar se sulmi nuk do ta ndalojë nga publikimi i denoncimeve dhe materialeve që ka në plan të bëjë publike, pavarësisht presioneve apo sulmeve të tjera.

Prej disa kohësh, Tozaj akuzon në rrjetet sociale personazhe të njohur të shoëbizit dhe politikës në Shqipëri, se janë pjesë e skandaleve erotike dhe duke pretenduar se disponon informacione dhe video për ta. Vetëm gjatë javës së fundit, Tozaj është paditur për shpifje dhe cënim të figurës dhe dinjitetit, nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Erlind Sulo dhe aktori i humorit Gazmend Paja./ Shekulli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume