Para dy vitesh e gjysëë thashë se duhet ta ndalim rënien e lirë të arsimit, sepse kjo ishte situata reale. Këtë e bëmë. Arsimi është një nga shtyllat e shtetit dhe prandaj është i rëndësishëm përparimi që konstaton edhe Komisioni Evropian”, tha Ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, në Panel-diskutimin “Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 – përparimi dhe reformat”, i cili u mbajt sot në Qeveri.

Raporti evidenton rezultatet konkrete nga zbatimi i reformave dhe trendet pozitive të zhvil-limit në disa fusha të arsimit. Në veçanti, veçohen forcimi i rregullativës dhe i kornizës strategjike, zgjerimi i rrjetit të qendrave rajonale për arsim dhe aftësim profesional, rritja e përfshirjes së nxënësve në arsimin profesional, zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë, zhvillimi i sistemit të validimit, avancimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe digjitalizimi i pro-cesit arsimor.
“I miratuam dokumentet e nevojshme për të mundësuar zbatimin e zgjidhjeve ligjore që sigurojnë përparim. Do të filloj me Strategjinë për Arsim 2026–2032, si dhe me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për specializimin e mençur, të cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e ekonomisë. E rëndësishme është se po i përmbushim hapat me ritëm shumë të përshpejtuar. Nga plani i ri i Veprimit kemi realizuar mbi 75 për qind të asaj që kemi pa-rashikuar. Me rëndësi të madhe është edhe Ligji për arsimin e të rriturve. Ndërtuam një sis-tem për të rriturit,të mësuarit gjatë gjithë jetës , për të cilin vendi ka nevojë dhe tashmë Qendra për arsimin e të rriturve ka filluar të funksionojë në mënyrë optimale. Ajo që e kemi pasur si vizion po dëshmohet se është funksionale”, theksoi ministrja Janevska.
Gjithashtu, është evidentuar suksesi i madh që po arrihet në arsimin e mesëm profesional, për sa i përket përfshirjes së nxënësve, zhvillimit të qendrave rajonale dhe bashkëpunimit me punëdhënësit. Janevska sqaroi se mbi 70% e nxënësve në arsimin e mesëm regjistrohen në arsimin profesional, ndërsa një e treta e tyre në paralele duale, në të cilat mësimi në shkollë kombinohet me arsimin praktik te punëdhënësit.
Sa i përket përparimit në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, Janevska tha se në arsimin fillor janë angazhuar mbi 1.600 asistentë arsimorë dhe, për herë të parë, rreth 200 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në arsimin e mesëm. Numri i mediatorëve romë po rritet vazhdimisht. Ka raste të braktisjes së shkollimit, por më pak në krahasim me vitet e mëparshme, sepse punohet vazhdimisht me fëmijët dhe prindërit, tha Janevska.
Shumë shërbime janë digjitalizuar, ndërsa shkollat po pajisen me pajisje të rrjeteve informatike.
“Nuk e lemë pas dore as inteligjencën artificiale. Mbi 700 mësimdhënës tashmë kanë ndjekur trajnim për të qenë në gjendje ta përdorin atë në shkolla, ndërsa muajin e ardhshëm një grup i ri mësimdhënësish do të ndjekin trajnim, me qëllim që të arrijmë një numër kritik të mësimdhënësve që do të mund ta përhapin këtë njohuri dhe të krijojmë një rrjet për përdorimin e inteligjencës artificiale”, shtoi ministrja.
Komisioni Evropian konstaton përparim të mirë edhe në fushën e shkencës, veçanërisht me themelimin dhe vënien në funksion të Agjencisë për inovacione, Zhvillim shkencor ,teknologjik dhe ndërmarrësi – INOVA, si dhe me vazhdimin e pjesëmarrjes në programet evropiane për shkencë dhe inovacione, siç është COST.
Janevska theksoi se në periudhën e ardhshme është shumë e rëndësishme të miratohen tri ligjet – për arsimin e lartë, për veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe për cilësinë në arsimin e lartë, me çka, përmes akreditimit, do të mund t’u ndihmohet universiteteve dhe fakulteteve që të bëjnë ndryshimet e duhura në programet studimore, me qëllim të harmonizimit të plotë me BE-në.
Në panel-diskutimin kushtuar Raportit të komisionit Evropian për vitin 2026, përveç ministres së arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, marrin pjesë edhe ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtmr, Timço Mucunski, zëvendësministri i drejtësisë, Alen Dereban, si dhe zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ben Nupna.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume