Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë, ka thënë se disa marrëveshje veçse janë arritur.

Vlora Çitaku, këto komente i bëri pas përfundimit të takimit, i cili nisi nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

“Disa [marrëveshje janë arritur], por jo për publik”, u shpreh shkurtimisht ajo.

Çitaku tha se janë dakorduar për konfidencialitet të këtij grupi, por shtoi se “këtij grupi duhet t’i flasë puna, e jo deklaratat”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume