Një 35-vjeçar nga fshati Novo Sellë është arrestuar në Tetovë për vuajtjen e një dënimi me burg prej tetë vitesh, raporton TetovaSot.
Arrestimi është kryer nga Sektori për Polici Kriminalistike sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore të Tetovës.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.