Një grua nga Gostivari ka rënë pre e një mashtrimi telefonik dhe ka humbur 10.000 denarë, raporton TetovaSot.
Sipas denoncimit, një person i panjohur e ka telefonuar duke pretenduar se ndodhej në burg bashkë me djalin e saj dhe i ka kërkuar para për nevojat e tij.
Gruaja i ka dërguar 10.000 denarë përmes postës, ndërsa më pas mashtruesi e ka telefonuar sërish duke kërkuar edhe 10.000 denarë të tjera dhe duke e kërcënuar.
Siç mëson TetovaSot, policia po ndërmerr masa intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.