Policia e Gostivarit ka arrestuar një 42-vjeçar të dyshuar për veprën penale “lëndim trupor”, raporton TetovaSot.

Sipas SPB Tetovë, më 6 nëntor 2026, në orën 09:45, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë privuar nga liria V.P.(42) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Siç mëson TetovaSot, policia po vazhdon procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume