Gazetari dhe kryeredaktori i Tetovasot Urim Saliu ka reaguar ashpër pas deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili paralajmëroi se partia e tij do të largohet nga Qeveria nëse miratohet vendimi që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Saliu vlerëson se një deklaratë e tillë është nënçmuese ndaj shqiptarëve dhe se partitë shqiptare nuk duhet të heshtin përballë saj.
“Nëse AKI dhe VLEN lejojnë që ZNAM të vazhdojë t’i nënçmojë shqiptarët, atëherë nuk kanë më asnjë arsye të qëndrojnë në pushtet dhe opozitë.
Nëse nuk janë në gjendje të mbrojnë dinjitetin dhe interesat e qytetarëve që i kanë votuar, atëherë gjëja më e ndershme është që deputetët e tyre t’i dorëzojnë mandatet dhe të largohen nga politika.
Mandati nuk është privilegj për të heshtur, por përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët”, ka shkruar Saliu në reagimin e tij.
Reagimi vjen pasi Dimitrievski deklaroi se ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në ndonjë gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, duke paralajmëruar edhe largimin e partisë së tij nga koalicioni qeveritar nëse merret një vendim i tillë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume