Nottingham Forest ka ndërprerë serinë prej pesë ndeshjesh pa fitore në Premierligë, duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në “City Ground”.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike dhe kaluan në epërsi në minutën e 6-të, kur Jair Cunha shënoi pas një gabimi të Josko Gvardiolit.

Forest e dyfishoi epërsinë përmes Liam Delapit, i cili realizoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e skuadrës së Pep Guardiolës.

Manchester City reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 52-të, me Rayan Cherkin, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca.

Megjithatë, shpresat e mysafirëve për rikthim u shuan në minutat e mëvonshme, kur Delap shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Nottingham Forest, pas një tjetër kundërsulmi të shpejtë.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi në Premierligë për Manchester Cityn, që humbi edhe më shumë terren në garën për titullin, ndërsa fitorja e ndihmoi Nottingham Forestin të largohej nga zona e rënies nga liga.

City mbetet në 21 pikë të tubuara, me shtatë fitore dhe tri humbje nga 10 ndeshjet e para, teksa tashmë e rrezikon edhe vendin e dytë, në rast fitoreje të Brightonit.

Ndërkohë, Nottinghami është i 16-ti me nëntë pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume