Real Madridi ka vazhduar serinë fantastike të rezultateve, duke e mposhtur Valencian me rezultat 3-0 në udhëtim, në kuadër të La Ligës.
Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në të gjitha garat dhe e pesta radhazi në kampionat për skuadrën e Jose Mourinhos.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 30-të, kur Federico Valverde shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca.
Vetëm 10 minuta më vonë, Jude Bellingham asistoi për Arda Gulerin, i cili realizoi për 2-0 me një goditje volej, duke e dërguar Real Madridin në pushim me epërsi të dyfishtë.
Në pjesën e dytë, Valencia tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente golin.
Përkundrazi, Real Madridi e vulosi fitoren në minutën e 78-të, kur Kylian Mbappe shënoi pas asistimit të Gulerit.
Situata u vështirësua edhe më shumë për vendasit, pasi Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të palejuar ndaj Mbappes.
Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon formën e shkëlqyer në LaLiga, ndërsa Valencia pësoi humbjen e tretë radhazi në shtëpi ndaj madrilenëve.
Reali tashmë ka 30 pikë të tubuara pas 12 xhirove, duke u barazuar me pikë me Barcelonën që e kryeson tabelën, dhe që e ka një ndeshje më pak.
Barcelona do të luajë nesër ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”, me madrilenët e kuq që i kanë 28 pikë, dhe me një fitore do të kryesonin tabelën.