Roma ka regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Sassuolos në “Stadio Olimpico”, duke iu afruar në vetëm një pikë liderit të Serie A, Lazios.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit e nisi ndeshjen me dominim dhe kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Mario Hermoso shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca.
Vetëm tri minuta më vonë, Roma e dyfishoi epërsinë, pasi Sebastian Walukiewicz shënoi autogol.
Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan të krijonin raste dhe në minutën e 63-të arritën te goli i tretë.
Rodrigo Mora realizoi pas asistimit të Donyell Malenit, duke vulosur fitoren e Romës.
Me këtë triumf, Roma vazhdon të jetë e pamposhtur pas 11 xhirove të para të Serie A, duke iu afruar në një pikë Lazios në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Sassuolo pësoi humbjen e pestë radhazi në kampionat dhe para pushimit ndërkombëtar ndodhet në vendin e 17-të.
Për Sassuolon në portë u rikthye edhe Arijanet Murici, portieri i kombëtares së Kosovës, pas tri ndeshjeve në stol.
Në ndeshjen e sontme, ai u vlerësua me notën prej 7.1, duke pasur pesë pritje.