Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e theksuar përgjatë lumit Vardar, kumtoi DPHM-ja.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme me itensitet të dobët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Nga e marta do të vijoj periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më ngrohtë. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Reshjet lokale do të ketë drejt fundit të javës. Do të ketë erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa të premten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.