Një fëmijë shtatëvjeçar ka mbetur i lënduar pasi është kafshuar nga një qen në Tetovë.

Sipas denoncimit të bërë në polici, të cilin e ka siguruar Tetovasot, ngjarja ka ndodhur në parkun pranë Xhamisë së Larme, ku djali është sulmuar nga një qen që dyshohet se ka pronar.

Tetovasot mëson se policia po dokumenton rastin dhe ndaj pronarit të qenit do të ndërmerren masat e parashikuara me ligj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume