Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në rajonin e Tetovës.
Tetovasot raporton se policia arrestoi P.A. (24), pasi nëna e tij 49-vjeçare denoncoi se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare pas një debati.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.