Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Autoritetit Portual Durrës.
Dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.