Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së republikanëve për CBS News këtë të dielë, ka pranuar se inflacioni dhe çmimet e larta të karburantit të lidhura me luftën me Iranin kontribuan në humbjen zgjedhore të partisë së tij.

Megjithatë, ai përsëri fajësoi median, kandidatët republikanë dhe vetë votuesit për “mospjesëmarrjen e madhe në votime”. Trump u pyet për vdekjen dhe çfarë beson se ndodh pas saj.

Presidenti i SHBA-së deklaroi se “shpreson të shkojë në Parajsë, sepse nuk dëshiron të përfundojë në Ferr”.

Më tëj ai u pyet edhe për atentatin ndaj Trump në korrik 2024, kur një plumb nga një pushkë snajperi e plagosi në veshin e djathtë gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

“Shpresoj të më kujtojnë“, u përgjigj Trump duke qeshur. “Shpresoj të më kujtojnë, nuk e di… Mendoj se kam bërë një punë të mirë si…”

“Do të thuash, ku po shkoj unë? u përgjigj Trump. Unë jam një person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në Parajsë.

A mendon se do të shkosh në Parajsë? pyeti gazetari. “Shpresoj. Nuk dua të shkoj në Ferr”, u përgjigj presidenti amerikan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume