“KU MBETËN 10 MIJË EUROT?” Rinia para TVM-së, shpërdajnë kartëmonedha për Izet Mexhitin për premtimin e tij prej10 mijë euro për çdo qytetar! (VIDEO)
Para se të hynte në emisionin televiziv në TVM, kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, është vënë përballë një mesazhi simbolik nga të rinjtë, raporton TS.
Në pamjet që sjell TS shihen kartëmonedha simbolike me vlerën 10 mijë euro dhe portretin e Izet Mexhitit, të shpërndara në tokë.
Me këtë veprim, të rinjtë i kanë rikujtuar Mexhitit premtimin prej 10 mijë eurosh për çdo qytetar, duke kërkuar që premtimi të mos harrohet.
“10 MIJË EURO PËR ÇDO QYTETAR – PREMTIMI VAZHDON TË KËRKOJË PËRGJIGJE!”