Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës.
Sipas policisë, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, transmeton Klankosova.tv.
Vlera e automjetit të sekuestruar llogaritet rreth 20 mijë euro.
Për rastin është njoftuar prokurori.