Me nismë të ministres së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, SHA EMPSO po rikthen programin e bursave për studentët. Për vitin akademik 2026/2027 do të ndahen 15 bursa, në shumën prej 12.000 denarësh në muaj, të destinuara për mbështetjen e kuadrove të reja profesionale në fushën e elektroteknikës.
Vendimi u prezantua zyrtarisht në takimin e sotëm, ku morën pjesë rektorë, dekanë, profesorë dhe studentë të fakulteteve me të cilat SHA MEPSO ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi. Në këtë program do të përfshihen nga tre studentë prej pesë fakulteteve përkatëse në vend: Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI) në Shkup, Fakulteti Teknik në Manastir, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip dhe Universiteti “Nënë Tereza “.
„Qëllimi ynë nuk është vetëm t’u sigurojmë mbështetje financiare studentëve, por edhe t’i njohim të rinjtë më të mirë dhe më të motivuar me punën dhe mundësitë që ofron MEPSO. Dëshirojmë të mbështesim zhvillimin e tyre profesional dhe të krijojmë kushte që ata nesër të bëhen pjesë e kolektivit tonë“, theksoi drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Ljatifi.
Nisma e ministres Bozhinovska vjen si vazhdim i drejtpërdrejtë i përvojave pozitive të Ministrisë me programet e praktikës profesionale dhe punësimit të kuadrove të reja inxhinierike.
„Besoj se e ardhmja e energjetikës maqedonase varet nga mundësitë që u ofrojmë të rinjve sot. Dua që studentët, që gjatë studimeve, të shohin se si zbatohet në praktikë njohuria e fituar në fakultet, të mësojnë nga njerëz me përvojë dhe të kenë mundësi të punojnë në projekte konkrete. Prandaj, për mua është e rëndësishme që universitetet dhe kompanitë të bashkëpunojnë. Dua që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre profesionale këtu, në vendin e tyre, dhe ta dinë se kanë vend në zhvillimin e energjetikës maqedonase”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Ministria e Energjisë mbetet e përkushtuar fuqimisht për ndërtimin e urave afatgjata mes arsimit dhe sektorit energjetik. Investimi në njohuritë e inxhinierëve të rinj është prioriteti ynë kryesor për të siguruar pavarësinë energjetike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbajtjen e kuadrove më të mira në vendin tonë. Vazhdojmë të hartojmë politika dhe nisma që do të krijojnë mundësi të reja për aftësim profesional dhe realizim profesional të të rinjve në sistemin energjetik maqedonas.




