Projektligjet për Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale të Maqedonisë së Veriut janë dërguar në Komisionin Evropian për mendim.

Ky hap synon shqyrtimin e zgjidhjeve të propozuara ligjore në raport me standardet evropiane, përpara vazhdimit të procedurave për miratimin e tyre.

Vlerësimi i Brukselit pritet të jetë i rëndësishëm për procesin e reformave në drejtësi, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume