Aleanca për Shqiptarët (ASh) ka reaguar lidhur me 60 punësimet në Spitalin e Kumanovës, duke akuzuar VLEN-in për heshtje përballë diskriminimit në institucionet publike.

„60 vende pune, asnjë shqiptar! Ky është rezultati i politikave të VLEN-it dhe i heshtjes së tyre përballë diskriminimit në institucionet publike“, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga kjo parti shtrojnë pyetjen se ku janë ministrat e VLEN-it dhe çfarë ndodhi me premtimet për përfaqësim të drejtë.

„Për karriget e tyre në Qeveri bëjnë zhurmë, ndërsa për vendet e punës së shqiptarëve heshtin! Ky është përfaqësimi që VLEN-i u premtoi shqiptarëve?“, thuhet më tej në reagim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume