Forumi Rinor Islam – Shkup ka reaguar ashpër ndaj disa publikimeve mediatike ku përmendet emri i organizatës, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe shpifëse.

Përmes një reagimi zyrtar, Forumi Rinor Islam u ka kërkuar të gjitha mediave dhe portaleve që të publikojnë menjëherë demantimin, duke kërkuar që atij t’i kushtohet hapësirë e njëjtë me atë të lajmeve të publikuara më parë.

Nga organizata kërkohet gjithashtu falje publike për atë që e konsiderojnë cenim të integritetit, imazhit dhe reputacionit të ndërtuar ndër vite, njofton TS

Forumi Rinor Islam paralajmëron edhe hapa ligjorë, duke bërë të ditur se në rast se publikimet nuk tërhiqen dhe nuk publikohet falje publike, do të nisë procedura për dëmshpërblim ndaj mediave përgjegjëse.

“Nëse këto shpifje nuk tërhiqen menjëherë nga të gjitha mediat dhe të njëjtat nuk kërkojnë falje publike, do të nisim procedurë ndaj çdo portali, gazete dhe publikimi javor për dëmshpërblim”, thuhet në reagimin e organizatës.

Në fund, Forumi Rinor Islam thekson se pretendimet e publikuara do të duhet të dëshmohen në gjykatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume