Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar rënie në bursat ndërkombëtare. Ari ka rënë për 1,21 për qind, duke u tregtuar me 3.952 dollarë për ons, ndërsa argjendi ka humbur 1,71 për qind, duke zbritur në 51,11 dollarë.
Lëvizjet në tregun e metaleve të çmuara ndikohen nga kursi i dollarit, normat e interesit dhe pasiguria ekonomike globale.