“BDI sot me krekosje po kërcënon se do ta bllokojë Ligjin për provimin e jurisprudencës në Parlament duke keqpërdorur Badinterin – parimin kushtetues, i cili është ndërtuar si mekanizëm që duhet të mbrojë shqiptarët nga majorizimi.

Por, parimi i Badinterit është rezultat i negociatave për Marrëveshjen e Ohrit. Palë negociuese në atë proces nuk kanë qenë partitë politike, por kanë qenë shqiptarët dhe maqedonasit. Prandaj:

Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin;
Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare;
Votimi i dyfishtë u bë mekanizëm kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët nga majorizimi, jo të majorizojë disa shqiptarë nga shqiptarë të tjerë;
Keqpërdorimi i Badinterit sot për interesa partiake rrezikon të prodhojë domino efekt nesër, kur secili subjekt partiak mund të kujtohet që të gjejë forma për ta manipuluar votimin e dyfishtë dhe për të mbivotuar shqiptarët.

Pra, Badinteri nuk guxon të keqpërdoret nga opozita shqiptare si instrument bllokues kundër një ligji që avancon të drejtat e shqiptarëve dhe që, për herë të parë në historinë e vendit, u mundëson studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare” ka shkruar Mexhiti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume