Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj qëndrimeve të pushtetit lidhur me procedurën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, duke e akuzuar VLEN-in për standarde të dyfishta.
Sipas reagimit të Aleancës për Shqiptarët, një ditë më parë pushteti e akuzoi këtë parti se po bllokonte ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, vetëm pse kishte kërkuar fjalë procedurale.
Mirëpo, sipas Aleancës, sot, kur e njëjta marrëveshje ishte në rend dite, deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, kërkoi vetë fjalë procedurale.
„Kur e bëjmë ne, qenka bllokim. Kur e bëjnë ata, qenka procedurë parlamentare!
Kaq mjafton për të demaskuar hipokrizinë, manipulimet dhe standardet e dyfishta të VLEN-it“, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët./TS/