Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka përshëndetur realizimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit One Stop Shop mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që mundëson kalime të përbashkëta kufitare dhe lehtëson qarkullimin mes dy vendeve.

Përmes një statusi në Facebook, Sali ka theksuar se marrëveshja sjell më pak pritje, më shumë lehtësi dhe afrim mes dy vendeve.

Megjithatë, ai ka kritikuar Ali Ahmetin dhe deputetët e BDI-së, të cilët, sipas tij, në vend që të mbështesnin marrëveshjen, zgjodhën të largoheshin nga votimi në Kuvend.

“Kur është në pyetje Alta Banka, dalin ortakë. Kur është në pyetje Shqipëria, ikin nga seanca!”, ka shkruar Sali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume