Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dy kuaj janë futur në një autobus të transportit publik, duke habitur pasagjerët dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Videoja tregon dy burra teksa fusin kuajt në një autobus të ndalur, përpara se t’i nxjerrin nga dera e pasme.

Jordan Williams, bashkëthemelues i organizatës Urban City Cowboys, shpjegoi se po kthehej nga një aktivitet për mbledhjen e fondeve kur kishte vërejtur autobusin dhe i kishte kërkuar shoferit leje që të kalonte me kuaj përmes tij për të realizuar një video.

Williams tregoi se kjo nuk ishte hera e parë që kishte futur kuaj në autobusët urbanë të Detroitit.

Autobusët më duken shumë më të vegjël se dikur, ose ndoshta unë jam bërë më i madh”, tha ai me humor.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume