Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap drejt lehtësimit të qarkullimit ndërmjet dy vendeve.

Azizi ka theksuar se pas zbatimit të këtij sistemi me Kosovën, tashmë ai do të funksionalizohet edhe në pesë vendkalime kufitare me Shqipërinë.

“Pas rezultateve të jashtëzakonshme që pati kjo masë me Kosovën, tani e tutje do të zbatohet edhe në 5 vendkalimet kufitare me Shqipërinë”, ka shkruar Azizi.

Ai ka theksuar se forcimi i lidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve janë pjesë e përcaktimeve të VLEN-it.

“Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë. Ky është përcaktimi i VLEN-it!”, ka deklaruar Azizi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume