Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj mungesës së deputetëve të BDI-së, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku dhe të tjerëve gjatë votimit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Ajo ka vënë në pah kontrastin mes mungesës së tyre kur bëhet fjalë për marrëveshje që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe qëndrimit të tyre deri në orën 3 të mëngjesit kur votohej riorganizimi i Qeverisë dhe ndarja e posteve politike.

Sipas Imeri Stafait, ky qëndrim dëshmon qartë se ku qëndron prioriteti i BDI-së: jo te interesat e qytetarëve, por te pushteti dhe pozitat.

“Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, nuk gjenden në sallë. Kur bëhet fjalë për pushtet dhe pozita, nuk i zë gjumi deri në agim. Kjo është diferenca mes interesit publik dhe interesit për pushtet!”, ka theksuar deputetja Imeri Stafai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume