Kryeministri polak, Donald Tusk, ka dërguar një mesazh të fuqishëm drejt Uashingtonit dhe Moskës, duke paralajmëruar se Evropa nuk do të pranojë marrëveshje për sigurinë e saj pa pjesëmarrjen e vendeve evropiane.

Nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Tusk deklaroi se asnjë fuqi botërore nuk mund të përcaktojë rregulla të reja të sigurisë për kontinentin pa përfshirjen e Evropës.

“Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që dikush të vendosë rregulla të reja sigurie mbi kokat tona, mbi kokat e Polonisë dhe Evropës”, theksoi ai.

Sipas kryeministrit polak, arkitektura e ardhshme e sigurisë evropiane nuk mund të ndërtohet në mënyrë të njëanshme, vetëm mbi kërkesat e Moskës apo Uashingtonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume