Një nënë nga Shkupi ka denoncuar se e bija e saj 12-vjeçare është mbyllur kundër vullnetit të saj në një makinë nga një i mitur, pas një takimi në parkun e Sarajit. Vajza, e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, u kthye në shtëpi të nesërmen në mëngjes, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, nëna më 13 nëntor në orën 01:00 ka denoncuar në polici se e bija e saj të mëparshmen, rreth orës 18:00, ishte larguar nga shtëpia e familjes.

Më vonë nëna e ka njoftuar policinë se vajza u kthye në shtëpi më 13 nëntor në orën 07:40.

Sipas denoncimit, vajza 12-vjeçare dhe një shoqe e saj e mitur u takuan me disa të mitur në parkun e Sarajit. Më pas, njëri nga të miturit e mbylli vajzën 12-vjeçare në një automjet pasagjerësh kundër vullnetit të saj.

Siç është raportuar, i mituri mbeti në makinë me vajzën dhe shoqen e saj deri të nesërmen në mëngjes.