Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Tetovës të Partisë Demokratike Shqiptare, ku me vota unanime të kuvendarëve, për kryetar të degës u zgjodh z.Fatmir Tresi.
Gjithashtu, gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re e Degës së Tetovës, duke shënuar një hap të ri në organizimin dhe funksionimin e strukturave partiake.
Ky besim unanim për z.Fatmir Tresin dhe përbërjen e re të kryesisë përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme për vazhdimin e angazhimit dhe punës në shërbim të degës dhe qytetarëve të Tetovës.