42-vjeçarja nga Tetova njëra nga dy viktimat e aksidentit tragjik pranë Tunelit të Murrizit, pesë të tjerë të lënduar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.
Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, shtetasja nga Maqedonia e Veriut 42 vjeçarja nga Tetova Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja Maltina Ferati.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin kontrollin e nevojshëm mjekësor.
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.