Kombëtarja e Portugalisë hyri në fushë për ndeshjen ndaj Danimarkës me… 11 “Ronaldo”.
Kjo pasi të gjithë futbollistët e formacionit titullar iu bashkuan homazhit për ish-kapitenin e kombëtares portugeze, duke veshur fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos, të cilën e mbajtën deri edhe pas intonimit të himnit kombëtar.
Megjithatë, në momentin e fillimit të ndeshjes, gjithçka u kthye në normalitet, me futbollistët që u paraqitën me fanellat e tyre të zakonshme të lojës.
Pos këtij nderimi, tifozët në stadiumin e Bragas formuan një koreografi, me mbishkrimin “Faleminderit, kapiten”.
Ronaldo u pensionua nga Portugalia, me tre trofe të fituar.

