Sefer Selimi

Aq keq janë hutuar që u kapën me presh në dorë, sa tani nuk dinë as çka flasin, as çka të thonë.
Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj, me emër e mbiemër!
Sot “zbuluan” një tjetër dokument, ku Qeveria e kaluar ka dhënë pëlqim për shitjen e aksioneve të Stopanska Banka Manastir. Pra lexoni mirë: Stopanska Banka Manastir 3 vite para se te hyj në treg Alta Banka. Por, në po të njëjtën mbledhje është dhënë pëlqim edhe për shitjen e aksioneve të Halk Bankës dhe të një sërë kompanish e institucionesh të tjera.
Pra, po ngatërrojnë qëllimisht shitjen e aksioneve që shteti i ka në pronësi me vendimet për hyrjen e një banke në treg. Ta përdhunojnë inteligjencën!
Nuk mbulohet dielli me shosh, thotë populli.
Edhe kopilin e Alta Bankës nuk e lini dot në derë të huaj!
P.S. Normal që deputetja nuk din të përgjigjet kur e pyesin pse Qeveria juaj miratoi vendimin për hyrjen e Alta Bankës. Sepse duhet të prisni instruksione nga i deleguari i VMRO-DPMNE-së për PR, që t’jua përgatisë përgjigjen ndërsa juve ju mbetet vetëm: “Da se prevede na albanski!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume