Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot në Bruksel është takuar me Geert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian.

Siç informoi në një postim në Facebook, fokusi i bisedimeve ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë, përparimi në proceset reformuese dhe hapat e ardhshëm në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Vendosmëria jonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e qartë dhe e padiskutueshme. Maqedonia meriton një të ardhme evropiane, të bazuar në marrëdhënie parimore, respekt dhe mbrojtje të interesave kombëtare, si dhe zbatim konsistent të reformave në interes të qytetarëve”.

“Ne vazhdojmë me punë të përkushtuar, përmbushje të axhendës së reformave, politikë të përgjegjshme dhe një vizion të qartë për një Maqedoni evropiane, të qëndrueshme dhe të begatë”, ka shkruar Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume