Pas aratisjes nga dritarja e stacionit të policisë, u dorëzua 24-vjeçari që e keqtrajtoi fizikisht dhe psikikisht partneren
Pas disa ditësh kërkimi, 24-vjeçari K.U., ndaj të cilit është duke u zhvilluar procedurë për vepra penale të lidhura me dhunën në familje, u dorëzua sot në SPB Manastir. Ai u privua nga liria dhe me të po zhvillohet bisedë zyrtare.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dorëzimi u bë i mundur falë koordinimit mes policisë, mbrojtësit të tij dhe Prokurorisë Themelore Publike të Bitolës. K.U. u dorëzua në orën 12:00, pas së cilës inspektorët e policisë kriminale filluan bisedën zyrtare me të.
Ndaj 24-vjeçarit, më 11 nëntor 2026, ishte parashtruar kallëzim penal për dyshim për “Rrezikim në dhunë në familje” dhe “Lëndim trupor në dhunë në familje”.
Rasti u raportua më 10 nëntor, kur një 21-vjeçare nga Bitola i tregoi SPB-së së Manastirit se të njëjtën ditë, rreth orës 17:00, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj. Sipas kallëzimit të saj, ai e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht për një periudhë të gjatë dhe i kishte bërë kërcënime.
K.U. fillimisht erdhi në stacionin e policisë së bashku me një prind, por gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, kur policët u përpoqën ta privonin nga liria, ai iku nëpërmjet një dritareje të hapur nga dhoma e bisedës.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se vazhdojnë të merren masa dhe aktivitete në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit