Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka nisur procedurën e inspektimit në Komunën e Butelit lidhur me mosvendosjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe në tabelat e Mega Parkut dhe parkut të Butelit.

Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, në një prononcim për portalin TS, bëri të ditur se ka pasur dy iniciativa, më 4 dhe 12 nëntor 2026, mbi bazën e të cilave ka nxjerrë urdhër për kontrollimin e gjendjes faktike në Komunën e Butelit.

Idrizi theksoi se inspektorët do të veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa për shkak se procedura është në fazën fillestare, nuk dëshiron të ndikojë në procesin e inspektimit.

I pyetur nga TS se çfarë masash do të ndërmarrë Inspektorati nëse kryetari i Butelit nuk e ndryshon qëndrimin dhe nuk vendos edhe gjuhën shqipe në tabelat e parkut, Idrizi u shpreh se pret reflektim nga ana e kryetarit.

“Unë mendoj se kryetari i Butelit duhet të reflektojë, për arsye se kjo është një e drejtë ligjore që u takon qytetarëve të asaj komune. Ju lutem të keni durim që të përfundojë procesi, pastaj do ta merrni përgjigjen ashtu siç zhvillohet procesi”, deklaroi Arsim Idrizi për portalin TS.

Ai shtoi se pret që çështja të zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume