Djani Azizi me origjinë nga rrethina e Gostivarit, në cilësinë e përfaqësuesit të pakicës kombëtare shqiptare në Qarkun e Vukovarit dhe Sremit, ka vendosur një kurorë me lule në Varrezat Përkujtimore të Vukovarit, në nderim të të gjithë mbrojtësve të rënë, viktimave civile dhe personave të zhdukur gjatë mbrojtjes së qytetit në Luftën për Pavarësinë e Kroacisë, në mesin e të cilëve ka pasur edhe shqiptarë.

Përmes këtij homazhi, Azizi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran kroat.

“Lavdi dhe mirënjohje për kontributin e madh në krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kroacisë!”, ka shkruar Azizi në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume