Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti sot është takuar me Halil Kastratin. Mexhiti thekëson se kanë biseduar për një projekt të përbashkët, ndërtimin e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta, “Idnina – E ardhmja”, një objekt rreth 2.000 m², me kapacitet për 200 fëmijë.

“Në Kosovë ishim për ta takuar Halil Kastratin, sepse pa përkrahjen për ata që kanë më shumë nevojë, angazhimi ynë për qytetarët mbetet i paplotë.
Gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve, u njohëm nga afër me punën e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Me Halilin biseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit në një projekt me rëndësi të veçantë për Çairin, ndërtimin e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta, “Idnina – E ardhmja”.
Bëhet fjalë për një objekt rreth 2.000 m², me kapacitet për 200 fëmijë dhe investim të parashikuar rreth 2 milionë euro. Një shkollë që do të ofrojë hapësira të përshtatshme për mësim, terapi dhe zhvillim, sipas nevojave të fëmijëve.
Për ta çuar përpara këtë projekt, diskutuam se si mund t’i bashkojmë përpjekjet dhe përvojën e shoqatës me angazhimin e komunës. Familjet që e presin këtë shkollë kanë nevojë për mbështetje konkrete, ndërsa fëmijët për kushte ku mund të mësojnë, të zhvillohen dhe t’i shprehin aftësitë e tyre. Për këtë duam të punojmë bashkë” ka shkruar Mexhiti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume