Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për selektivitet etnik në dërgimin e vendimeve tatimore për qytetarët që kanë punuar në Irak dhe Afganistan.

Sipas saj, mbi 90% e vendimeve u janë dërguar shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Likova. Ajdari kërkoi anulimin e tyre.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se “tatimi nuk njeh etni” dhe se ligji parasheh pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara për pesë vitet e fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume