Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve të botës islame që të ndërmarrin hapa më konkretë për të shtuar presionin ndaj Izraelit dhe për të rritur ndihmat humanitare për popullsinë në Gaza, në prag të përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë dimrit.

Kreu i Turqise, Erdogan ka theksuar se bota islame duhet të bëjë një vetëkritikë serioze për mënyrën se si po reagon ndaj situatës në territoret palestineze, duke vënë në dukje se vendet myslimane nuk duhet të mbështeten vetëm te veprimet e shteteve të tjera.

Sipas tij, është e nevojshme që shtetet me shumicë myslimane të marrin më shumë përgjegjësi dhe të ndërmarrin veprime të përbashkëta për të ushtruar presion më të madh ndaj Izraelit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume