Princi Harry ka deklaruar se është i gatshëm t’i rikthehet ushtrisë britanike në rast se vendi i tij do të përfshihej në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në qytetin e Lvivit, në Ukrainë, Duka i Sussex-it u shpreh se nuk do të hezitonte të shërbente sërish në ushtri, nëse një gjë e tillë do të ishte e nevojshme.

“Nëse do të më kërkohej të regjistrohesha sërish dhe nëse do të kishte nevojë, do të isha 100% aty për t’i shërbyer vendit tim, përkrah veteranëve dhe ushtarakëve të tjerë”, deklaroi ai për gazetën britanike “The Telegraph”, raporton Daily Mail.

Gjatë intervistës, ai theksoi se Ukraina ka shumë për t’i mësuar botës, ndërsa paralajmëroi se të gjithë duhet të jenë të shqetësuar për zhvillimet e sigurisë.

Ai kritikoi gjithashtu qasjen e presidentit amerikan Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë, duke argumentuar se ajo nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e shumicës së amerikanëve.

Një tjetër shqetësim i shprehur nga princi ishte përçarja e mundshme e Evropës. Sipas tij, kontinenti tashmë e ka kuptuar kërcënimin që paraqet Vladimir Putin, por ekziston rreziku që vendet evropiane të kthehen kundër njëra-tjetrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume