Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në disa vende me reshje të përkohshme të shiut. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 15l/m2). Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 80 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të ndryshme me diell. Kah fundi i ditës do të ketë kushte për shi. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 20 gradë.

Sipas DPHM-së, në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Nën ndikimin e një rrymë ajrore jugore deri në fund të javës do të jetë relativisht ngrohtë me temperatura të cilat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore përkohësisht erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor (mbi 80 km/h).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume