Përfaqësuesit studentorë kanë përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ende nuk është arritur marrëveshje me Qeverinë për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit.

Sipas tyre, studentët duhet të deklarohen për propozimin deri më 22 nëntor, përpara se të merret vendimi përfundimtar.

Qeveria propozon rritjen e subvencionit mujor nga 3.500 në 4.500 denarë, përmes një sistemi digjital.

Përfaqësuesit studentorë theksojnë se pa miratimin e studentëve nuk mund të ketë marrëveshje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume