Një 35-vjeçar nga Çegrani i Gostivarit është kallëzuar penalisht për tentim vrasjeje, pas një përleshjeje që përfundoi me plagosjen e një personi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 15 nëntor, në oborrin e të dyshuarit, ku pas një konflikti verbal dhe përleshjeje fizike, A.N. (35) dyshohet se ka goditur një person me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar plagë therëse.

Ndaj tij, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal për veprën “Vrasje në tentativë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume