Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë! Mbyllet për tri ditë autostrada Selanik–Evzoni, ndryshon qarkullimi!
Një pjesë e autostradës Selanik–Evzoni, që lidh Greqinë me Maqedoninë e Veriut, do të mbyllet plotësisht në të dy drejtimet, nga e premtja, 20 nëntor, ora 08:00, deri të hënën, 23 nëntor, ora 12:00.
Sipas policisë greke, mbyllja përfshin segmentin ndërmjet nyjeve Polikastro dhe Agios Athanasios, për shkak të shembjes së një mbikalimi në kuadër të punimeve ndërtimore.
Gjatë kësaj periudhe, automjetet do të devijohen në rrugën e vjetër Selanik–Evzoni dhe në rrugën Selanik–Edessa.
Shoferëve që udhëtojnë drejt Greqisë ose kthehen në Maqedoninë e Veriut u rekomandohet të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh devijimet.