Kim Kardashian shpërthen ndaj Lamar Odom: Shfrytëzoi Khloen, nuk e kuptova sa shumë e kishte manipuluar
Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj Lamar Odom, ish-bashkëshortit të motrës së saj Khloe Kardashian, pas deklaratave të tij në dokumentarin e Netflix, “Untold: The Death & Life of Lamar Odom”. Në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, Kim dhe Khloe komentuan disa prej deklaratave të ish-basketbollistit, duke shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.
Kim pranoi se vetëm pas dokumentarit kishte kuptuar se sa shumë ishte shfrytëzuar motra e saj nga Odom. Edhe Khloe nuk i kurseu kritikat, duke thënë se për të martesa kishte qenë e vërtetë, ndërsa sot ndihet e mashtruar.
Ajo akuzoi ish-bashkëshortin se kishte përfituar prej saj dhe vuri në pikëpyetje qëllimin e dokumentarit, i cili sipas saj u përqendrua kryesisht te marrëdhënia e tyre.
Khloe Kardashian dhe Lamar Odom u martuan në vitin 2009, ndërsa ajo paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2015. Megjithatë, e tërhoqi atë për t’u kujdesur për ish-bashkëshortin pas mbidozës që e la në gjendje kritike. Në vitin 2016, ajo paraqiti sërish kërkesën për divorc, duke i dhënë fund martesës së tyre.