Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë.
Në votimin e zhvilluar në Kuvend, Çupiqi mori 140 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga lista opozitare “Serbia Fiton”, Stojan Radenoviq, siguroi 97 vota. Në total votuan 239 deputetë.
Dy deputetë abstenuan, në mesin e tyre edhe Shaip Kamberi nga Koalicioni Shqiptar.
Për votim publik u deklaruan 235 deputetë, një ishte kundër, ndërsa tre nuk morën pjesë në votim.
Pas shpalljes së rezultatit, Aleksandar Çupiqi mori drejtimin e Kuvendit, ndërsa deputetët e Listës Studentore e pritën me ovacione.