Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot zhvilloi një takim me dr. Dimitar Angeleskin, i cili është emëruar drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Dr. Angeleski është specialist i ortopedisë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa më pas ka përfunduar edhe specializimin në fushën e ortopedisë.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka punuar në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
-Pres që Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përmes drejtorit të ri, të forcojë rolin e tij në mbrojtjen e shëndetit publik, të realizojë inspektime sa më të shpejta dhe më të dukshme në terren, me zbatim të përpiktë të dispozitave ligjore, si dhe të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë të vazhdueshme në punën e tij. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, dr. Kiril Lazov, për punën dhe angazhimin e tij profesional”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.