Policia ka arrestuar tre persona në raste të ndara për kërcënime dhe sjellje agresive ndaj familjarëve.
Në Manastir është arrestuar A.B. (43), i cili dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur. Në Prilep është arrestuar një 39-vjeçare për kërcënime ndaj ish-bashkëshortit, ndërsa më herët gjatë ditës është arrestuar edhe D.D. (27), i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren.
TetovaSot raporton se ndaj të gjithë personave do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.